Vengu: Punimet për hapjen e rrugëve në Qafë Thore e Theth po vijojnë pa ndërprerje

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Punimet për hapjen e rrugëve në Qafë Thore, Theth po vijojnë pa ndërprerje.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga puna në terren për hapjen e akseve të prekura nga reshjet e dendura të dëborës.
“Duke kapërcyer sfidat e terrenit të vështirë, po punohet me përkushtim për të rikthyer aksesin në këto zona të izoluara”, u shpreh Vengu.
Më herët sot drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, informoi mbi situatën më të fundit të krijuar në vend si pasojë e motit të keq.
Çako u shpreh se, pothuajse të gjitha akset nacionale janë të hapura, komunikojnë lirshëm dhe të gjitha kompanitë kontraktore, ARRSH-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë në krye të detyrës për të mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirshme. /j.p/