Vengu: Ushtarët shqiptarë në misionin e KFOR-it, në shërbim të paqes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë disa foto të ushtarëve shqiptarë, të cilët shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Vëngu shkruan se ky kontingjent kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Mirëmëngjes nga Kosova, me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR-it, ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, shkroi Vengu në Facebook.
KFOR është një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO që vepron në Kosovë që prej 12 qershorit 1999.
/rtsh.al/