E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vengu thirrje të rinjve të aplikojnë në FA: Mundësi për t’i shërbyer atdheut

Forcat e Armatosura kanë hapur dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në Facebook ndërsa bën thirrje të gjithë të rinjve.  

Sikurse njofton ministri, të ardhurat mujore do të jenë jo më pak se 75.000 mije lekë, shërbimi shëndetësor do të jetë falas, arsimimi dhe aftësimi profesional falas, si edhe trajnim dhe stërvitje jashtë vendit

“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare ëëë.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.

Mosha maksimale për aplikantët është 30 vjeç. Për personelin mjekësor dhe anëtarët e Orkestrës Frymore/Simfonike, mosha maksimale është deri në 32 vjeç. Rekrutimi për ushtar/detar aktiv zgjat deri më 31 dhjetor 2024. Mos e humbisni këtë mundësi për t’i shërbyer atdheut!”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›