Vëni re: Rrezik!

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se koalicioni i mundshëm PDK-AAK është bashkim i së keqes për të keqen e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se një koalicion i tillë rrezikon imazhin e vendit, shkruan “Epoka e Re”.
“Koalicionin e mundshëm ndërmjet PDK-së dhe AAK-së e shoh si bashkim të së keqes për të keqen e Republikës së Kosovës” ka deklaruar Gashi.
Gashi ka thënë se e vetmja zgjidhje për qytetarët dhe Kosovën është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Sipas tij, koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është pranvera e vitit 2013./Indeksonline/