Haraqija: Unë jam ushtar i Ibrahim Rugovës

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka thënë se ai ka qenë ushtar i presidentit Ibrahim Rugova dhe se nuk pranon të bëhet ushtar i dikujt tjetër.
Duke folur për aktakuzën e ngritur ndaj tij për shpërdorim të detyrës, ai në KTV ka thënë se ky është një rast krejtësisht politik.
Haraqija ka thënë se po të ishte fajtor, do të ishte i gatshëm të shkonte vetë në burg, pa marrë parasysh sa do të ishte dënimi për të.
Ai ka thënë se ka durim dhe se koha e tij do të vijë shumë shpejt, duke thënë kështu se nuk din të bëjë punë tjetër dhe se me politikë do të merret edhe 30 vite të tjera.
Astrit Haraqija ka thënë se LDK-ja nuk e meriton këtë pozitë që e ka tani dhe se siç është shprehur ai, “LDK-së i duhet një agregat për ta ndezur”.
Ai ka thënë se Isa Mustafa i duhet LDK-së, por nuk mund të jetë i pari./Indeksonline/