E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limajn s’e harron partia, e "rehaton" te kryesia

Basri Musmurati, i cili është sekretar organizativ për zgjedhjet në PDK, ka deklaruar se PDK e ka ndjerë mungesën e Fatmir Limajt në procesin zgjedhor.

“Kur isha i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, së pari kam ndjerë boshllëkun shumë të madh, sepse Limaj mungonte, nuk ishte i ulur në rreshtin e parë”, ka thënë Musmurati për “Epokën e Re”.

Musmurati ka shtuar se Limaj do të jetë në udhëheqjen e PDK-së.

“Në Këshillin Drejtues sigurisht se Fatmir Limaj do të jetë. Konsideroj se do të ketë vota shumë në Këshillin Drejtues dhe do të jetë kandidat për në Kryesinë e Partisë”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›