E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e Pecit drejt përmirësimit, pritet transferimi në Gjermani

KANDAHAR- 24 vjecari Aleksander Peci, komandoja shqiptar që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në Kandahar të Afganistanit pritet të transportohet sot drejt Ramsteinit në Gjermani. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili vizitoi mbrëmë pas mesnate familjen e 24-vjecarit, duke përcjellë dhe të dhënat e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Peci i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak të Kandaharit dhe gjendja shëndetësore pas operacionit ende paraqitet e rëndë, por është e stabilizuar. 24-vjecari ka marrë tre plagë të rënda, por që nuk kanë prekur organet jetësore. Autoritetet konfirmojnë gjithashtu se Peci ka shpresa të shumta për të jetuar. Ndërkaq, mjekët kanë dhënë autorizim për transferimin drejt Gjermanisë, ndërkohë që autoritetet e NATO-s dhe ISAF kanë marrë masa për transportin.

Aleksandër Peci mbeti i plagosur rëndë në atentatin që u krye pranë Kandaharit, ku humbi jetën kapiteni i grupit, Feti Vogli.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Misteri, 11 policë qëlluan komandot shqiptare Vëllai i Feti Voglit: Tronditja e lajmit, la pas vajzën 3 vjeçe Shtabi i Përgjithshëm i FA mbi gjendjen e Aleksandër Pecit Sulmi në Afganistan, vdes 1 komando shqiptar, tjetri në koma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›