Venizelos: Greqia mund të pres për ndihmat

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, tha se Greqia mund të pres deri nga mesi i muajit nëntor për të marrë paketën e radhës të ndihmës financiare nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Qeveria e Greqisë kishte thënë më parë që pa fondet ndihmëse, vendi do të ishte në vështirësi.
Komentet e tij, Venizelos i bëri pas kthimit në Athinë nga takimi i ministrave të financave të Eurozonës që u mbajt në Luksemburg.