E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos Ndihma per krizen ndoshta ne nentor Transmetuar me 04.10.2011 1607 Athine 4 tetor 2011 NOA - Ministri grek i financave Evangelos Venizelos tha se Greqia mund te prese deri ne mes te muajit nentor per te marre pa

Athine 4 tetor 2011 NOA - Ministri grek i financave Evangelos Venizelos tha se Greqia mund te prese deri ne mes te muajit nentor per te marre paketen e radhes te ndihmes financiare nga Bashkesia Nderkombetare.
Qeveria e Greqise kishte thene me pare qe pa fondet ndihmese vendi do te bankrotonte deri nga mesi i ketij muaji.
Venizelos dha argumentat pse Eurogrup e shtyu mbledhjen e 13 Tetorit ku do merrej vendimi per kestin e gjashte. Sipas tij kjo u be per 3 arsye
Se pari se me 17-18 Tetor eshte takimi i Keshillit Evropian
Se dyti se parlamentet kombetare te Eurozones duhet te perfundojne ratifikimin e vendimeve per zgjerimin e EFSF

Se treti sepse pritet raporti i Trojkes qe eshte baza per levrimin kestit te gjashte te ndihmes
Eurogroup mori tre vendime te medha tha ministri Venizelos Sistemi bankar eshte i sigurt absolutisht Greqia eshte dhe do te mbetet nje anetare e zones Euro dhe nuk behet fjale per falimentim te vendit.
Komentet e tij Venizelos i beri pas kthimit ne Athine nga takimi i ministrave te financave te Eurozones qe u mbajt ne Luksemburg.
a.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›