Venizelos pret Ali Ahmetin, MPJ greke info të kursyera
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos priti sot në një takim Ali Ahmetin, kryetar i partisë BDI, partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, pjesë e koalicionit qeverisës në vend, por në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke nuk jepen shumë detaje rreth takimit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, "gjatë takimit Venizelos e Ahmeti diskutuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet që lidhen me perspektivën euro-atlantike të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë".
Athina dhe Shkupi kanë ende të hapur konfliktin për çështjen e emrit të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, që po bëhet pengesë për integrimin e kësaj të fundit në strukturat euro-atlantike.
(Balkanweb)