E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbuloni ushqimet që na plakin më shpejt

Keni frike nga plakja dhe përdorni kremra te ndryshëm për ta mbajtur sa me larg atë? Ne vend qe te shpenzoni shume te mëdha për to, zbuloni ushqimet qe iu shtojnë rrudhat.

Kripa

Nëse doni t’i mbani sa me larg rrudhat, duhet te bëni te njëjtën gjë edhe me kripen. Një konsumim i tepruar shton presionin arterial, kjo ndikon tek kolagjeni i cili dobëson lëkurën dhe mund te krijohen rrudhat ne zonat me te ndjeshme.

Sheqeri

Konsumimi shume i madh i sheqerit shton sasinë e insulinës ne gjak. Kjo e fundit prek enët e gjakut dhe procesi i plakjes përshpejtohet. Nëse bëni një prove dhe qëndroni pa konsumuar sheqer për një jave do e shihni qe lëkura juaj do jete me e shndritshme dhe me e pastër.

Kafeja

Jo vetëm qe kafeja mund te lere njolla tek dhembet, por ajo nga ana tjetër than lëkurën. Për pasoje rrudhat tek pjesa e syve bëhen me te dukshme. Ju mund ta zëvendësoni kafene me çaj jeshil, i cili është i pasur me antioksidues dhe mund t’iu hidratoje me se miri.

Mishi i kuq

Niveli i larte i carnintines qe ndodhet tek proteinat shtazore mund te forcoje enët e gjakut te cilat krijojnë para kohe rrudhat. Përdoreni maksimumi 2 here ne jave mishin e kuq dhe proteinat e tjera merrini nga peshku, produktet e qumështit apo frutat e detit.

Alkooli dhe produktet pikante

Si alkooli ashtu edhe produktet pikante e thajnë me shpejt lëkurën.

Glucidet

Produktet qe kane një indeks glicemik te larte siç është buka apo brumi shkaktojnë reaksione inflamatore te cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinen. Për pasoje lëkura humbet tonifikimin. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›