E Diel, 1 Nëntor 2026

Vepër mëkatimi apo produkt i gardhit opozitar?

“Koha është gjykatësi më i mirë”, thuhet në shumë raste kur debati apo dialogu nuk kanë arritur konsensus apo mirëkuptim që në momentet e para. Kjo është një sentencë filozofike, të cilës mund t’i jetë referuar shumkush prej nesh në rastet kur bashkëbiseduesi ose ai vetë kanë mbetur të pasqaruar nga një keqkuptim që mund të ketë lindur midis tyre dhe e mbyllin bisedën me shprehjen: “T’ia lëmë kohës”. Natyrisht këtu, kurrsesi nuk është fjala për të nxitur pritmërinë, duke mos iu përgjigjur flakëpërflakë rasteve të shkeljes e moszbatimit të ligjit apo thyerjes së rregullave e disiplinës institucionale, po për të nxitur maturinë në dhënien e provave, dëshmisë dhe opinioneve rreth një ngjarje të caktuar. Montanji thotë: “Asnjëri nuk jeton në mënyrë kaq të përsosur dhe të drejtë, saqë të mos varej dhjetë herë gjatë jetës së tij nga ligji”. Por më e papranueshmja është që idhtësira e veprës penale apo shkeljes administrative të një a më shumë individëve publikë të shndërrohet papritur nga pësim në pasojë për shoqërinë, siç po ndodh me rastin “Pango”. Një tufë politikanësh dhe gazetarësh të majtë, të cilët kanë zgjedhur të luftojnë për parimet duke mos jetuar sipas tyre, synojnë që nëpërmjet Pangos të godasin qeverinë “Berisha”, pa pyetur fare për plagët që i hapin gjithë shoqërisë dhe seksit femër në mënyrë të veçantë, pasi nuk mendojnë se, “duke pështyrë lartë, pështyma u bie në fytyrë, ndërsa duke pështyrë poshtë, ajo u bie tek këmbët”.
Natyrisht opozita do t’i shfrytëzojë raste të tilla për kapital politik. Po kështu “të pavarurit” e pakënaqur apo të vetëcilësuarit “armiq të Berishës” do t’i përdorin këto raste për t’u hakmarrë në mënyrë primitive ndaj tij. Megjithatë çdo reagim ka masën e duhur dhe mosrespektimi i saj tregon çekulibrim, tendencë apo spekulim të pastër. Natyrisht ky qëndrim i qëllimshëm dashakeq, në rastet e mëparshme nuk është kuptuar qysh në minutën e parë të ndodhjes së ngjarjeve apo veprimeve, por pas një farë kohe të nevojshme për kullimin e llumit. Kujtojmë këtu disa nga më pikantet prej tyre si; fillimin e protestave në ’97-n “për paratë e humbura në skemat piramidale”, atentatin në Parlament ndaj deputetit Hajdari dhe mbetjen e tij në tentativë ndaj liderit demokrat Sali Berisha, ngjarjen e Gërdecit, hetimet për rrugën Durrës-Kukës, mandat-arrestin e Fazlliçit, akuzat për projektin e Bregdetit Jonian, etj. Fatkeqësisht të njëjtën gjë po reflekton edhe ngjarja “Pango”. E konsideruar dhe e komentuar, fillimisht, si një “skandal seksual”; debatet e shumta publike që janë zhvillar këto ditë tregojnë se, Pango më shumë se sa fajtor po na del “viktimë”. Po! Është viktima e radhës, në luftën e pamoralshme të opozitës dhe mbështetësve të saj të “pavarur” për të dëmtuar imazhin e qeverisë “Berisha” në sytë e publikut, vendas dhe të huaj, siç është vepruar edhe me ngjarje të tjera. Ky lloj konkluzioni nuk është aspak një tentativë për të mbrojtur veprën e ulët të ish-ministrit të MTKRS-së, për të cilën është reaguar në kohë institucionalisht nga kryeministri Berisha dhe organet e tjera shtetrore dhe as për dëshmuar militantizëm të sëmurë, por është një arsyetim llogjik mbi bazën e fakteve, qëndrimeve dhe opinioneve të mëvonshme, që kanë përcjellë individë dhe institucione të caktuara në krahun e opozitës.
E nisim me ngjarjet e ’97-s. Natyrisht të gjithëve na kujtohen fillimet e protestave qytetare për rënien e skemave piramidale me kërkesën “Duam paratë tona!”. Deri në këtë moment gjithëçka dukej normale. Dyshimet lindën në momentin që kjo kërkesë u zvendësua me thirrjet: “Poshtë qeveria!”. Ato u shtuan kur midis protestuesve nuk kishte vetëm “kreditorë”, por edhe oficerë madhorë të ish ushtrisë dhe ish policisë moniste, në lirim. Dhe u shumfishuan kur midis tyre dhe anëtarëve të “Komiteteve të Shpëtimit Kombëtar” u rreshtuan politikanë të caktuar të së majtës. Qëllimi ishte shfrytëzimi për qëllime politike i fatkeqësisë që pësuan një masë e madhe qytetarësh shqiptarë, të cilët humbën kursimet e tyre nga rënia e skemave piramidale. Dhe s’i të mos mjaftonte ky problem i madh, turmat u nxitën drejt veprimeve çnjerëzore për vrasje, plaçkitje, zjarrvënie, dhunim të ligjit e rendit kushteues e kështu me radhë. Strategjia ishte jo vetëm marrja me dhunë e pushtetit, por edhe hakmarrja monstruoze për diskretitimin, depersonalizimin dhe rrënimin total të politikanëve e qeveritarëve demokratë apo mbështetësve të tyre, që kishin ardhur në pushtet me votë dhe jo me pushkë. U zgjodh ligësisht koha më e përshtatshme që veprimet të kishin sa më shumë efekt demaskues, që lidhej me stinën e pranverës, moment kur demokratët kishin ardhur për herë të parë në pushtet, 5 vjet më parë; individët të cilët do t’i realizonin këto veprime, që ishin disa banditë të pashpirt, të cilët nuk ngopeshin as duke pirë gjak njeriu; preteksti për të protestuar, që lidhej me rënien e skemave piramidale, etj. Të gjithë këto fakte tregonin që më shumë se sa me veprime anarkiste kishim të bënim me respektimin strikt të skenarëve të ish sigurimsave, të ndërtuar sa nga ish oficerët po aq dhe nga ish poltikanët e kësaj “arme të dikaturës së proletariatit”. Ky ishte një skenar afatgjatë, jo vetëm për marrjen por edhe për mbajtjen e pushtetit me dhunë, i mbështetur mbi terrorizimin e mëtjeshëm të shumicës së qytetarëve dhe asfiksimin politik të opozitarëve. Pjesë e këtij skenari është atentati në Durrës ndaj ish Presidentit Berisha; ai në Parlament ndaj Heroit të Demokracisë, Azem Hajadrit; “pengmarrja” në Selenicë e znj. Topalli; vrasjet dhe dhunimet e mëvonshme të dhjetëra demokratëve, të cilat kulmuan me vrasjen e deputetit Hajdari, lënien e lirë të bandave dhe banditëve apo përdorimi i tyre për të manipuluar zgjedhjet, etj. Po kështu pjesë e këtij skenari ishte dhe furmulimi i frazës elektorale që: “rikthimi në pushte i Berishës rikthen ’97-ën” apo “votimi për të djathtën është tradhëti kombëtare”. Kush vuan nga kujtesa, le të shfletojë shtypin e kohës dhe atje do të gjejë gjithëçka.
Le t’i kthehemi tani opozitarizmit të dytë të të majtëve, pas zgjedhjeve të vitit ’05, të ndërtuar mbi po të njëtët skenarë sigurimsash si në opozitarizmin e parë, duke filluar me ngjarjen e Gërdecit, vetëm pak ditë para Samitit të Bukureshtit, ku Shqipëria do të merrte ftesëm për anëtarësimin në NATO. Filozofia e skenarëve të tillë është dëmtimi i imazhit, duke ta lënë “dobiçin në derë” dhe garancia e realizimit të tij, infiltrimi apo korruptimi i njerëzve të tyre që punojnë apo shërbëjnë në qeverisjen e kundërshtarëve politikë. Siç dihet, përgjegjësit kryesor të “Gërdecit” ishin disa individë që kishin punuar edhe në kohën e qeverisjeve socialiste, qoftë si zyrtarë apo si sipërmarrës privatë. Mos’heqja për një javë rresht i barutit të grumbulluar nga demontimi i predhave dhe një “pakujdesie njerëzore” u bën shkak i atij shpërthimi, që për fat nuk u shndërrua në një tragjedi më të rëndë. Po kështu, mbi bazën e një skenari të tillë dhe njerëzve të tyre në organet e drejtësisë u formuluan akt-akuzat për “korrupsion në rrugën Durës-Kukës”, për “pastrim paresh” nga qytetari boshnjako-britanik, Damir Fazlliç, për “korrupsion me fondet e Bankës Botërore” për studimin e integruar të bregdetit jonian nga Jamarbër Malltezi, etj. Prokuroria e Përgjithshme dhe drejtësia në përgjithësi vajtën vite që funksionojnë mbi bazën e një skeme të tillë, për shkak të influencës së ish hetuesve apo ish juristëve mëkatarë të  kohës së monizmit. Ndërsa në rastin e akuzave për korrupsion të zotit Malltezi me fondet e Bankës Botërore, protagoniste është një shqiptare nga kjo zonë me banim në Kanada, e përfshirë në realizimin e skenarëve të tillë, për shkak të disa miqve në këtë institucion ndërkombëtar.
Skenari më i fundit në këtë drejtim është ai për goditjen shokuese të ish-ministrit Pango nëpërmjet emisionit “Fiks Fare”, duke u provokuar seksualisht prej një femre nga “soji” i tyre. Ky ishte një skenar mjaft i arrirë, pasi nga e kaluara na vjen një eksperiencë të madhe në këtë drejtim. Nëpërmjet emisionit “Histori me Zhurmues”, shqiptarët janë njohur, në ciklin e fundit të tij, me historinë rrënqethëse të treguar nga znj. Alibali. Por raste të tilla kanë qenë me mijëra në atë kohë. Kaq i realizuar ishte ky skenar saqë arriti të fusë në kurth një psikolog të njohur. Natyrisht, nëpërmjet një arsyetimi të tillë kurrsesi nuk dua ta nxjerrë të larë nga mëkatet ish-ministrin Pango, por të demaskoj qëllimin e mbrapsht të këtij skenari. Kjo është dhe arsyeja e mosreshtjes së sulmit diskreditues ndaj Ylli Pangos. Kësisoj, ka disa ditë që ai nuk po paguan për imoralitetin e treguar, po për anëtarësinë në kabinetin Berisha. Vazhdimisht dalin artikuj e bëhen deklarata për linçimin e tij me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, etj. Kjo racë politiko-policeske është e pamëshirshme për kundërshtarët politikë, pasi vazhdon akoma t’i trajtojë ata si “armiq të klasës”. Nëpërmjet këtij skenari, hienat e majta arritën të shtojnë edhe një akuzë të re në arsenalin e akuzave monstruoze të saj për qeverinë “Berisha”. Besoj se nuk janë të panjohur për publikun shprehje të tilla adsurde si: “Kjo qeveri të vret, të vjedh, të varfëron dhe të përdhunon”, pavarësisht se faktet tregojnë të kundërtën. Fenomene të tilla kanë qënë prezente, madje me tepëri, në kohën e qeverisjeve majtiste të viteve ’97-’05, por antitrupat e tipit “sigurims” në trupin e tyre po u japin ende imunitet nga ndëshkimi i ligjit dhe verdikti i moralit shqiptar.
“Durimi dhe kalimi i kohës, bëjnë më shumë se sa forca dhe energjia”, thotë Zhan de la Fonten. Por ish bashkpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u është lënë shumë kohë dhe shumë terren të abuzojnë me parimet dhe normat demokratike, pasi atyre u mungon shqisa e reflektimit pozitiv, duke kërkuar ndjesë e arsyetuar si njerëz. Këta “kurrizo” të shoqërisë janë e keqja më e madhe e saj. Dhe rrezikshmëria e tyre bëhet më e intensive sidomos kur qeveria dhe forcat progresiste të vendit tonë e kanë përqëndruar vëmendjen tek zgjidhja e problemeve madhore që preokupojnë shoqërinë si; integrimi, zhvillimi dhe prosperiteti kombëtar, duke na mrekulluar me rezultatet e arritura. Pikërisht ky është misioni i tyre, të krijojnë probleme, atëherë kur je më mirë se kurrë, për t’i përdorur ato pastaj për krijimin e shanseve politike të opozitës që të kthehet në pushtet, jo mbi bazën e alternativave qeverisëse, por të skenarëve abuzues për shvlëftësimin e meritave qeverisëse të mazhorancës aktuale. Nuk është hera e parë që ata shfaqen në publik me këtë fytyrë “ëngjëllore”, ndaj shqiptarët kanë një shnas t’ua çjerrin maskën, duke i ndëshkuar me votë, për t’ua hequr kështu njëherë e mirë mundësinë këtyre monstrave të riciklohen në pushtet, derisa të bëhen njerëz dhe të mendojnë si të tillë për të tjerët dhe vendin e tyre, sidomos për kundërshtarët e tyre politik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›