E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Zogaj: Shqipëria do aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE, brenda presidencës çeke

Kryetarit i Komisionit të Jashtëm Preç Zogaj në një intervistë për gazetën “55” jep arsyet e mirëfillta pse Shqipëria duhet të aderojë për statusin e vendit kandidat në BE. Duke vlerësuar se Shqipëria është e gatshme për ta hedhur këtë hap, Zogaj shprehet se qeveria do të aplikojë brenda këtij gjashtëmujori, përgjatë presidencës çeke, duke e argumentuar këtë me faktin se e gjithë rruga e përshkruar nga vendi ynë deri më tani të drejt BE-së, të çon natyrshëm drejt këtij stadi.

Z.Zogaj, si kryetar i Komisionit të Jashtëm, a mund të na thoni se kur do të aplikojë zyrtarisht Shqipëria për statusin e vendit kandidat në BE?
Sigurisht, edhe në rezolutën e përgatitur nga Komisioni i Jashtëm që u votua me konsensus të plotë në Parlamentin e Shqipërisë, u dha përshtypja e plotë për këtë akt që do të ndërmarrë qeveria shqiptare, akt i cili në bazë të konventës europiane realizohet nga qeveria. Në rezolutën tonë inkurajohet qeveria që ta hedhë këtë hap, por momenti apo data lihet në diskrecionin e saj, e cila në konsultim me partnerët vendos edhe momentin se kur duhet të aplikojë. Unë mendoj që qeveria do të aplikojë brenda këtij gjashtë mujori, përgjatë presidencës çeke.

A mendoni se është e gatshme Shqipëria që ta bëjë këtë kërkesë brenda kësaj presidence gjashtëmujore?
Shqipëria është e gatshme, pasi është përgatitur për ta hedhur këtë hap. E gjithë rruga e përshkuar deri më tani drejt Bashkimit Europian, na çon natyrshëm drej aplikimit. Të gjithë shqiptarët e dinë se pak muaj më parë përfundoi cikli i ratifikimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Shqipërisë në BE, nga të gjitha vendet anëtare. Vendi ynë filloi prodhimin e kartave të identitetit të pasaportave biometrike, si dokumente themelore, dhe kjo jo vetëm për të bërë një popull me letra, por edhe për të realizuar një standart të integrimit në BE, dhe për të realizuar një standart të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pra, e gjithë rruga e përshkuar dhe arritjet e deritanishme, të çojnë natyrshëm tek momenti i aplikimit.Shqipëria tani duhet të aplikojë, pasi nuk ka pse të presë, s`ka pse të lidhë duart, ne i njohim “detyrat e shtëpisë”, por akti i aplikimit është një akt formal, është shprehje e vullnetit të qeverisë, dhe kjo qeveri e cila shpreh vullnetin e shqiptarëve që duan të shkojnë në BE, ka dytyrimin për ta bërë aplikimin.

Në qëndrimet më të fundit të ndërkombëtarëve, vendit tonë i janë përcjellë edhe sugjerime që të mos e bëjë aplikimin në këto momente, madje është propozuar që aplikimi të bëhet pas një viti. Si i vlerësoni ju këto deklarata?
Këto janë disa qëndrime që në një farë mënyre shprehin ose reflektojnë debatin dhe kundërshtitë që kanë lindur brenda BE-së, përsa i përket politikave të zgjerimit, janë refleks i këtij zhvillimi që në këndvështrimin tonë është një zhvillim jopozitiv. Bllokimi i zgjerimit të Europës është një lajm i keq për Europën, pikësëpari për vendet kandidate siç është Shqipëria. Në të gjitha takimet me partnerët europianë, ne kemi shprehur pikëpamjen tonë se nuk mund të ketë dy Europa, një Europë të bashkuar, dhe një Europë fqinje me Europën e bashkuar, nuk mund të ketë dy Europa, dhe sa i përket kësaj çështjeje kemi gjetur mirëkuptimin e përfaqësuesve eminent të politikës së jashtme gjermane, italiane dhe franceze, flas për vende që kanë themeluar dhe kanë udhëhequr procesin e zgjerimit të Europës. Por këtu ka një debat, i cili po zhvillohet pas votës së Irlandës që ka krijuar pekëpyetje për zgjerimin, gjithsesi mendojmë se kjo do të kapërcehet. Mund të them se për këtë çështje është Bashkimi Europian që vendos, pasi ka vende që na inkurajojnë që të aplikojmë tani, sikurse ka dhe vende që na thonë prisni. Aplikimi ynë nuk provokon askënd, pasi është përmbushje e një detyrimi nga një qeveri ndaj popullit të vet, por edhe para partnerëve, pasi ne jemi nje vend që i ka rritur ndjeshëm standartete e tij. Në qoftë se europianët duan ta lidhen çështjen e aplikimit me zgjedhjet, le ta shqyrtojnë atë pas, pasi detyra jonë e radhës është aplikimi, ne nuk e paraqisim aplikimin si një sfidë për kërkënd. Dhe kjo nuk ka pse të kthehet në debat, nëse është Shqipëria gati apo jo, pasi ne kemi bindjen, të gjitha palëtë, bashkë me opozitën që jemi gati.

A gjykoni se ky drojë vjen nga fakti se BE ndjehet e lodhur nga zgjerimi, shtuar këtu edhe kriza ekonomike që ka përfshirë tashmë vendet më të industrializuara?
Ekziston në fakt ky problem. Debati ka nisur dhe vazhdon të jetë i gjallë. Nuk do thoja se ka një lodhje, por është një lloj rishqyrtimi i kalendarit të zgjerimit, mund të ketë pasur dhe ndonjë zhgënjim të pjesshëm nga vendet që janë pranuar, por themeluesit e Europës së re nuk mendojnë kështu, për mua është shumë positive që parlamentarë të vendeve themeluese të BE-së nuk janë lodhur. Skeptikët vijnë nga forca politike që kanë qenë kurdoherë kundër Europës së bashkuar, ky debat para se të bëhej debat i zgjerimit të Europës ka qenë debat i brendshëm me vendet përkatëse, në çdo vend ka pasur parti politike që kanë qenë kundër zgjerimit të BE-së, në çdo vend ka pasur euroskeptikë dhe ka ende, por themeluesit që kanë udhëhequr strukturën e jashtëzakonshme për kontinentin nuk janë të lodhur dhe kjo na bën optimistë, në fun të fundit vendimarrja u përket atyre. Këtu ka një problem, pasi një vend që hyn në BE, pas dy vjetësh përdor të drejtën e vetos për të bllokuar hyrjen e një vendi tjetër, dhe kjo nuk është e drejtë. Sa i përket krizës mund të them që në një farë mënyre ka ndikuar, por kriza nuk mund të perceptohet si një faktor afatgjatë, pasi po përballohet.

Pas luftës së Kosovës, Shqipëria u trajtua si vendet e tjera ish-komuniste. A ka gjasa që BE-ja ta marrë në konsideratë kërkesën e Shqipërisë njëkohësisht me atë të Serbisë?
Shqipëra është shumë më përpara Serbisë sa i përket procesit të integrimit në Europë, pasi ka 18 vjet që bashkëpunon dhe është aleate e Eropës në gjithë këtë process. Ndërkohë që Serbia ka konsumuar më shumë se një 10 vjeçar si një armike e Eropës, Serbia Millosheviçiane. Kur flasim për integrimin nuk mund të vihen në një plan, pasi do të ishte cinike të vihen në një plan, një vend partner dhe një vend kundërshtar, kjo nuk do të thotë që dyert e europës nuk duhet të happen për Serbinë, pasi vizioni ynë është një vision eoroatlantist, dhe dëshirojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të NATO-s dhe BE-së, por duke vlerësuar ecurinë e seicilit vend. Dhe njëherë cilësoj se do të ishte shpërdorim i kritereve nëse do vihen në një plan, apo çiftëzoheshin një vend që 18 vjet ka qenë përkrah Europës, me një vend që më shumë se 10 vjet i ka krijuar probleme dhe tragjedira  Europës.

Në Samitin e Prillit në Kehl-n, Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Si e vlerësoni këtë ngjarje?
Ky është kurorëzimi i ftesës që nisi vitin e kaluar, me marrjen e ftesës për anëtarësim, madje ka nisur gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri, që e paralajmëroi këtë zhvillim historik, dhe kjo tashmë bëhet reale kur Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s. E them me bindje të plotë se kjo është ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Një tjetër standard jetik që Shqipëria duhet të plotësojë janë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A mendoni se tashmë vendi ynë është i gatshëm të realizojë zgjedhje brenda standardeve?
Ky është angazhimi ynë i madh, solemn, për të kurorëzuar dhe një mandate të sukseshëm, të cilën do ta vulosim me zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe do vlerësojnë qeverisjen tonë. Mazhoranca ka marrë disa vendime në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi ato nuk janë një sllogan për ne, janë një veprim, aksion, këtu kam parasysh miratimin e Kodit të Ri zgjedhor me konsensus me opozitën, si dhe faktin se ndryshimet kushtetuese u bënë në consensus me Partinë Socialiste, kam parasysh pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, një akt jo shumë i lehtë, pasi pot ë kishte qenë i tillë do ta kishin bërë dhe socilistët gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së tyre, si dhe infrastrukturën zgjedhore, deri tek kompozimi KQZ-së dhe vendosja e kamerave në të gjitha pikat ku do të realzohet numërimi i votave, thirrja e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve, të gjitha këto janë një garanci e plotë se Shqipëria do të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›