E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Bashotës në suedisht

Këto ditë, Shtëpia Botuese “Holmbergs” në Malmo të Suedisë e botoi librin me poezi "Nar himlen tystnar" (Kur hesht qielli) të poetit Sali Bashota.

Libri është përkthyer nga shkrimtari dhe përkthyesi i njohur suedez Gunnar Barkenhammar.

Në parathënien e librit, përkthyesi Gunnar Barkenhammar, ndër të tjera, shkruan se përkthimi i poezisë së Sali Bashotës ka qenë një sfidë dhe një përvojë për të kuptuar ankthin e Kosovës të shprehur përmes poezisë.

Duke bërë krahasime midis poezisë shqipe dhe poezisë suedeze, përkthyesi e dallon tematikën dhe figuracionin poetik si përparësi në ligjërimin e poezisë së Bashotës, duke thënë se kjo poezi që po i ofrohet lexuesit suedez paraqet vlera letrare të spektrit universal.

Sali Bashota është autor i veprave të shumta në poezi, prozë poetike, ese dhe studime letrare . Poezia e tij është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›