E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Belkantos, Anna Bolena ne TOB

Anna Bolena nje nga veprat e veshtira te Belkantos eshte shfaqur premire ne TOB. Opera me 2 akte e kompozitorit Gaetano Donizetti eshte sjelle ne skenen shqiptare nga sopranoja Mariana Leka.

Anna Bolena, gruaja e dytë e mbretëresha bashkëshorte e Enrikut VIII, vec faktit qe ishte nena e mbretereshes Elizabet, ishte shkaku i tronditjeve të mëdha politike dhe religjoze. Drama e operas është bazuar në ditët e fundit të jetës së Anna Bolenës, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit, duke u akuzuar për tradhëti bashkëshortore, incest, magji.

Perkrah kesaj gruaje qendron Enriku i VIII qe eshte interpretuar nga baritoni Armando Likaj, ndersa ajo i kaloi ditët e fundit të jetës mbyllur në kullën e Londrës, duke u betuar se ishte e pafajshme.

Solistet e teatrit te operas, Vikena Kamenica, Rudin Sata, Erlind Zeraliu e Lindita Kola, sebashku me regjisoren Eleonora Paterniti sollen ne skene kete lirike tragjike e cila do te vijoje te shfaqet pergjate kesaj jave.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›