E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basesku: Problemet e brendshme, rrezik për heqjen e vizave dhe integrimin

Presidenti i Rumanise Trajan Basesku, ne nje interviste ekskluzive per Alsat u shpreh se problemet e brendshme, mund te rrezikojne liberalizimin e vizave dhe procesin integrues te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

• Intervista e plote e presidentit rumun, Basesku

"Ky është viti i dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për vendin tuaj. I pari ka të bëjë me miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqioptarë. Ndërsa i dyti lidhet me miratimin e nisjes se bisedimeve per aderimin ne Bashkimin Europian. Kam një frikë se disa nga zhvillimet e brendshme mund të bllokojnë këto dy objektiva për Shqipërinë. Përgjegjësia 100 për qind do të jetë e politikanëve shqiptarë. Por në një moment të vështirë për Bashkimin Europian, kur shumë vende janë për ndalimin e zgjerimit të Bashkimit Europian, Shqipëria mund të humbasë një moment shumë të rëndësishëm, siç është viti 2010. Dhe kjo nuk do të ndodhe për shkak të Brukselit, por për shkak të debateve në politikën shqiptare. Nëse do t’i referohemi krizës financiare në Europë, ekziston mundësia që në 2011 këto dy mundësi për liberalizimin e vizave dhe aderimin e vendit tuaj në BE, të mos ekzistojnë më", tha Trajan Basesku, presidenti i Rumanise.

Duke mbetur tek kjo pike, mesazhi qe ai i adreson politikaneve shqiptare eshte qe te lene mosmarreveshjet, dhe te vendosin ne plan te pare interesin e qytetareve.

"Secili prej tyre duhet të bëjë lëshime që interesi kombëtar të arrihet. Dhe interesi kombëtar i Shqipërisë momentalisht ështe liberalizimi i vizave dhe aderimi në BE. Unë nuk kam ardhur këtu t’ju jap mësime politikanëve shqiptarë, pasi jam mik i tyre. Ne shqiptarët dhe rumunët njihemi mirë me njëri-tjetrin. Edhe ne kemi grindje mes partive, kemi debate, disa janë korrekte apo jo. Por asnjë herë në 20 vitet e fundit, kur ka qënë fjala për çështje me interes kombëtar, partitë politike nuk kanë pasur divergjenca. Asnjë parti dhe asnjë lider politik në 20 vitet e fundit, nuk ja ka lejuar vetes që të pengojë zhvillimet e rëndësishme të vendit, qoftë për aderimin në NATO apo në BE. Përsëris që do të kisha dashur shumë të diskutoja për këtë dhe me liderin e opozitës shqiptare", vijoi Basesku.

Presidenti rumun, tha se shpreson qe te merret ne konsiderate kerkesa qe ai i parashtroi autoriteteve zyrtare te Tiranes, qe komuniteti arumun ne Shqiperi te gezoj statusin e minoritetit kombetar. Sipas tij, marredheniet mes dy vendeve, ne aspektin politik jane shume te mira, ndersa theksoi se po punohet qe ato te te jene te tilla persa i perket bashkepunimit ekonomik.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›