Vepra e Da Vinçit ndryshon pas pastrimit, nis sherri Francë-Britani
Një nga pikturat më të njohura të Leonardo Da Vinçit ka ndryshuar shumë pas pastrimit, çka ka tërbuar zyrtarët e muzeut më të madh të artit në botë. Drejtuesit e Louvre në Paris thonë se puna e bërë ishte katastrofë. Tani piktura duket shumë më e shndritshme dhe ndryshe nga origjinali. Bëhet fjalë për pikturën Virgjëresha dhe Fëmija. Dy zyrtarë francezë kanë dhënë dorëheqjen, ndërkohë që ka shpërthyer një sherr mes ekspertëve francezë dhe atyre britanikë. Këta të fundit kanë kryer restaurimin e pikturës, por francezët kishin debatuar për llojin e substancës që do përdorej. Po ashtu britanikët kishin kërkuar që pastrimi të bëhej në thellësi. Në përfundim ka dalë një pikturë e përçudnuar. Në bazë të siguracionit, mendohet se piktura vlen rreth 160 milion sterlina.

