E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshku monstër- vriste burrat duke u kafshuar testikujt

Share

Një peshkatar britanik ka arritur të kapë një peshk që vriste meshkujt duke u kafshuar testikujt.

Jeremy Wade, 53 vjeç, kishte kaluar javë të tëra në kërkim të peshkut në Papua Guinea e Re pasi vendasit kishin raportuar për një bishë misterioze që po kastronte peshkatarët e rinj.

Kur arritën të kapin peshkun, ata zbuluan se kishte dhëmbë si të njerëzve dhe një gojë me muskuj shumë të fuqishëm. Në fakt një peshk i tillë rritet në Amazonë, por disa të tillë ishin sjellë në Papua para 15 vitesh. Ata janë peshq vegjetarianë, por në mungesë të ushqimit kishin nisur të shqyenin mish. Të paktën dy meshkuj kanë vdekur nga kafshimi në testikuj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›