E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Newton-it, online

Një dorëshkrim origjinal, që përmban ligjet e lëvizjes të fizikanit të njohur anglez Sir Isaac Newton, është në mesin e veprave të rëndësisë historike të shkencëtarit të madh që janë bërë të mundshme online.

Universiteti Cambridge ka botuar më shumë se katër mijë faqe të veprave më të rëndësishme të Newton-it në një bibliotekë të re digjitale. Ato përfshijnë kopjen e pajisur me shënime të vet shkencëtarit të librit ‘Philosophiae Naturalis Principia Mathematica’.

I botuar për herë të parë në korrik të vitit 1687, ‘Principia’ jo vetëm që përmban ligjet e lëvizjes por gjithashtu edhe ligjin e Newton-it të gravitetit të përgjithshëm. Gjerësisht konsiderohet si një prej veprave më të rëndësishme në historinë e shkencës.

Gjatë muajve të ardhshëm biblioteka e universitetit do të vendosë mijëra faqe të tjera, duke e bërë pothuajse tërë koleksionin e Newton-it të mundshëm për secilin që dëshiron t’i shohë dhe t’i shkarkojë.

Grant Young, menaxher i digjitalizimit në Cambridge University Library, tha: “Me pak kohë në dispozicion dhe pak letër në dorë, Newton ishte në gjendje të bënte zbulime të mëdha dhe të rëndësishme”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›