E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veprat e AntoniClave prezantohenne GKA

TIRANEuml- Ne Galerine Kombetare te Arteve u cel sot pasdite ekspozita e piktorit spanjoll Antoni Clave Nje bote arti 1934-2002 me 44 vepra te seleksionuara nga koleksione private vecanerisht per kete ekspozite si postera kinematografike kolazhe skenografi teatrale piktura etj.

Kuratori Jose Francisco Yvars shpjegoi punen e tij me veprat e Clave duke theksuar se ato nuk kane nje mesazh. Qellimi i veprave eshte ta detyrojne spektatorin te nderhyje vizualisht ne ndjeshmerine qe ato zgjojne tek secili tha Yvars.

Ekspozita e Clave eshte organizim i GKA Shoqerise Shteterore per Veprimtarine Kulturore te Jashtme te Spanjes dhe Ambasades Spanjolle ne Shqiperi. Ambasadori spanjoll ne Tirane Manuel Montobbio gjate ceremonise u shpreh se kjo ekspozite eshte e rendesishme per nje vend i cili ka qene i mbyllur dhe arti ka qene nen diktatin e politikes.

Ekziston nje fare detyrimi moral per te fituar ate kohe te humbur dhe ky detyrim konsiston ne ndarjen me shqiptaret te ketyre figurave artistike te rendesishme spanjolle tha amasadori Montobbio.

Ekspozita pjese e Vjeshta Kulturore Spanjolle ne Shqiperi 2010 prezanton vepra te stileve te ndryshme te Clave nder to edhe nje pikture e nenes se tij.

Antoni Clave ka lindur ne Barcelone te Spanjes ne prill 1913. Ai ka qene piktor skulptor skenograf dhe kostumograf dhe eshte nominuar per dy cmime Academy Awards.

Krijimet e tij kane evoluar nga nje stil barok dekorativ ne nje stil te paster estetike minimale. Puna e tij ne vitet me te vona eshte krejtesisht abstrakte dhe eksploron me cilesine dhe ngjyrat. Krijimet e tij teatrore jane shfaqur ne skena te ndryshem te botes si dhe neper shume filma. Ne vitet 40 pikturat e Clave tregojne influencen stilistike nga Bonnard Vuillard Rouault dhe vecanerisht nga Pikaso. Piktori Clave vdiq ne 1 shtator te vitit 2005 ne moshen 92 vjecare.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›