Edhe mund te mos shembej Muri i Berlinit
Eumlshte nje gje fare e thjeshte pse gjermanet na kane sjelle tetorin e tyre edhe ne Tirane te kujtojne si shemben murin komunist qe tani eshte famemadh edhe pse nuk ekziston ai i Berlinit. Fantazme-mur kundermim vdekjeje - do hidhte Visar Zhiti impresionin e tij ne librin kushtuar denimit te librit dhe heqjes qafe pra zhdukjes qe mijera intelektualeve nga diktatura. Cfare shenon shembje e diktatures simbolikisht deri tani ne Shqiperi eshte vetem rrezimi i monumentit te Enverit vendosur ne qender te Tiranes dhe kjo nga nje urrejtje e momentit sesa levizje per te zhdukur gjurme evokimi te diktatures. Por sic jane librat pafund si viruse helmuese te shperndara ne te gjitha trotuaret e qoshkave te Tiranes nga diktatura qe i sherbyen asaj ideologjie keshtu dhe jane edhe institucionet ne tentative per tu quajtur monumente pa lidhje me historine por vetem me antihistorine. Histori si e tille qe ngre portretin e diktatorit dhe jo e rrezon ate Ne kete kah u lind dhe elita e diktatures per te krijuar nje metafore per udheheqesin nje alibi e perdorur bukur fort sot ne nje godine ne shesh. Per kete edhe sot pas 20 vitesh per te percaktuar nje lagje te Tiranes duhet te thuash tek ish-ekspozita te ish-kinostudio tek ish-uzina Enver etj. kjo nuk ndodh vetem ne Tirane por ne te gjithe zymtesine e qyteteve tona te ndertuara nga koha e diktatures. Kaq e veshtire eshte per shqiptaret te rrezohet miti i diktatures dhe aq e frikshme eshte shnderruar shembja e idhujve te tij. Ne mos jo mbetet te thuhet se jemi populli me i frikesuar me me paranoje ne bote edhe pse te lire nuk kane guximin te shembin mure ato qe ndajne mendesine me traditen. Eumlshte nje konfondim a nje keqkuptim i madh me keto dy shqisa qe e krijojne apo e shkaterrojne kulturen. Njera qe kerkon investime shekullore per tu krijuar si sjellje e identifikuar pra si tradite dhe tjetra qe lind ne shkaqe e rrethana krejt te vecuara nga historia e nje vendi duke prodhuar sjellje emotive apo mentalen tek njerezit. Si kjo e fundit ishte gjithe ajo qe sot e quajne trashegimi qe i perket nje periudhe me pak se 50-vjecare. Realisht kjo duhet te hante debatin me te madh te gjithe koniunktures jashtehistorike por po ndodh e kunderta duke e evokuar dhe shpallur me fort si njelloj tradite ate qe ishte kryekeput nje mendesi e lindur me dhune. Ne kete kontekst linden pallatet e zymta qe sot e mbysin nje qytet dhe njerezit brenda saj ne kete kontekst u ngriten uzina e fabrika qe sot jane rrafshuar po ne kete kontekst u krijua dhe njeriu i ri i socializmit qe edhe ky eshte ende specie sot por tani i vjetruar dhe drejt degradimit dhe shpesh e me shpesh e shohim te percjelle nder bij e bija si qeliza drejt fundit. Tani realisht ne vend ka mbetur mendesia komuniste beteja me e veshtire per shqiptaret pasi u mjafton te shohin nje ish-godine dhe prape mbushen me patos te pakuptimte Nje emocion i ri qe u lind ne komunizem dhe nuk gjen asnje lloj shpjegimi psikologjik se si mund te frymezohet vetem nga nje kenge Enver Hoxha mprehu shpaten/ edhe nje here per situatenhellip edhe pothuaj te gjithe ishin gati te luftonin si burrat por edhe grate. Edhe nga kjo gjendje kaq e thjeshte shpjegohet fakti pse nuk po prodhohet dot muzike e lire qe te kercehet vetem me te ndjere qe te gezohesh qe te trishtohesh qe te pikellohesh ashtu sic mund te jete muzika qe te vibron cdo shqise vetem e vetem per te te rikujtuar cdo ndjesi shpirterore. Eumlshte veshtire ta marrim veten qofte dhe per kete Sa libra u denuan sa intelektuale fill pas lufte dhe gjithe kohes se diktatures u shkaterruan e u vrane u pushkatuan U shemb kultura ne 50 vjet Sot gjithkush qe nuk ka gisht nga ajo kohe te lindurit e pas lsquo90-s kane te drejte te thone pse vazhdojme te jemi kaq te varfer Shkrimtari Visar Zhiti na e propozon nje veshtrim dinak te gjithe shkrimtaret elita u bene mashtrues te shkelqyer ne ate kohe. Ata e perdoren metaforen per diktaturen metafore qe anashkalohet sot Edhe me e rrezikshmja trajtohet si simbol historie ne te kundert te nje psikologjie a logjike perjashtuese se dhimbja kujtohet eshte me e forte per ta njohur per ta parandaluar te keqen qe mund te te rikthehet
Simbolika e kundert eshte ngulur ne mendesine tone cfare eshte zhveshje nga estetika nga nostalgjia Kjo e fundit behet me e frikshme. Para ca kohesh nje studiues i arteve pamore duke zbuluar nga lart arkitekturen e ish-kinostudios tha se mbi te ruset kane vene simbolin e tyre kryqin fshehur tinezisht dhe ne kete e kuptojme pas 50 vjetesh Edhe godina e shumeperfolur Piramida e mbrojtur nga shembja ndonese nuk pranohet ka nje fshehtesi arkitekturore vjedhje nga flatrat e shqiponjes me yllin ne krye per ti meshuar simbolikes kundershtuese me nje lloj tinezimi ashtu si simbolika fashiste e sepates te krijuar ne godinat e bulevardit qe therritet Deshmoret e Kombit. Jemi deng me te tilla ish-e te komunizmit sa ne tru sa neper kembe sa perballe ne sende qe na perplasen turinjve cdo dite si simbole ne yje a varre si ajo e Piramides. Por asnjera nuk prek plagen qe shkaktoi komunizmi perkundrazi mbeten mburrjet tinezare per nostalgjiket komuniste ne konspiracion mund te shpresojne ne rilindjen e komunizmit