Messi, kampion i kampionëve

Nevojiten elemente të rëndësishme që e bëjnë një futbollist të konsiderohet ‘i madh’. E para dhe më e rëndësishme, çdo njeri duhet të ketë talentin për të arsyetuar një reputacion.
Por, i domosdoshëm është edhe ‘faktori X’, që mahnit, zgjon debat dhe vëmendje. Disa futbollistë kanë aftësi të pamohueshme dhe janë mjeshtër të artit të tyre, si rasti i mbrojtësve ose portierëve, por nuk kanë joshjen e nevojshme për të ngritur audiencën nga ulëset e tyre. Numri 10 i Barcelonës, Lionel Messi i kombinon të gjitha elementet dhe gjatë 2011-ës ai vazhdoi të mahnitë mbarë botën e futbollit.
Derisa yje si Robin van Persie, David Silva, Luis Suarez, Cristiano Ronaldo dhe Xavi, të gjithë impresionuan, nuk ka dyshim se kush dha shkëlqimin më të madh. Në qytetin e Argjentinës, Rosario, ku lindi Messi, sulmuesi referohet si ‘Gardel’. Zhargon i këngëtarit nga shekulli 20-të, Carlos Gardel.
Në përkthim direkt do të thotë ‘legjendë’. Në moshën 24 vjeç, Messi arsyeton nofkën e tij dhe është e jashtëzakonshme të mendohet se ai mund të luajë edhe për së paku 10 vjet të tjera, dhe në teori, ende nuk është në kulmin e tij.
FIFA Topi i Artë 2010 (çmimi i futbollistit më të mirë të vitit në botë) është pothuajse i sigurt se do të përfundojë në duart e tij për vitin e tretë të njëpasnjëshëm, pas shkëlqimit të madh në 12 muajt e fundit duke i ndihmuar Barcelonës të fitojë titullin në La Liga dhe kurorën e Ligës së Kampionëve.
Kontributi i Messit përfshin dy gola të shkëlqyeshëm kundër Arsenalit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, para se të realizojë edhe dy të tjera në fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit. Ai nuk e la pa e shënuar edhe një gol në triumfin në finale ndaj Manchester Unitedit.
Në vitin kalendarik të 2011-ës, në kohën kur po shkruajmë, Messi ka shënuar 43 gola në 47 paraqitje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu ka asistuar në 21 gola dhe bëri 3335 pasime me 86 për qind të realizimit. Ai e ka zemrën e Amerikës së Jugut sa i përket ndezjes dhe kokën evropiane për pragmatizëm.
Qëndrimi i tij modest dhe refuzimi të përfshihet në skandalet e shumë futbollistëve modernë ka përforcuar reputacionin e tij dhe të gjithë këta faktorë të kombinuar e bëjnë atë pa dyshim futbollistin më të mirë për vitin 2011.