E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera sjell më shumë vende pune, në Gjirokastër, 150 vende të lira, kryesisht në turizëm

Në Agjencinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive në Gjirokastër, gjatë kësaj periudhe rezultojnë rreth 150 vende pune vakante, ku pjesa më e madhe i përket sektorit të turizmit. Kërkesa në rritje për staf në këtë sektor lidhet me afrimin e sezonit veror, ndërsa paralelisht janë realizuar edhe 90 punësime në sektorë të ndryshëm.

Nga ana tjetër, vihet re një rritje e interesit të të rinjve për punësim sezonal, sidomos me afrimin e përfundimit të vitit shkollor. Të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt mundësive të përkohshme të punës, kryesisht në shërbime dhe turizëm.

Sipas të dhënave pritet që gjatë javëve në vijim, numri i aplikimeve dhe punësimeve të rritet më tej, duke ndjekur ritmin e sezonit turistik dhe kërkesën në tregun e punës.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›