E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës, policia vihet në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes (10 prill) në Nikël, në Fushë-Krujë, ku dyshohet se një konflikt mes komshinjsh ka përfunduar me vrasje me armë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. A., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›