Shakhtari dhe Verderi finalistët e Kupës Uefa
Shakhtari i Donetskut dhe Verder Bremeni do të jenë finalistët e Kupës Uefa. Ukrainasit e Shakhtari mposhtën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales Dinamon e Kievit me rezultatin 2-1, ndërkohë që ndeshja e parë në Kiev pati përfunduar në barazim 1-1. Kjo finale është një shans shumë i mirë për skuadrën ukrainase, e cila arrin për herë të parë deri këtu.
Finalistja tjetër është skuadra e Verder Breminit, e cila mposhti në transfertë Hamburgun me rezultatin 3-2, ndërkohë që ndeshja e parë në Bremen kishte përfunduar 1-0 në favor të Hamburgut. Verderi është një skuadër që erdhi nga grupet e Ligës së Kampioneve, dhe tani i jepet mundësia të fitojë finalen e fundit të Kupës Uefa, pasi duke filluar nga viti i ardhshëm ky eveniment do të ndryshojë emër edhe format.