E Hënë, 2 Nëntor 2026

Verë dhe raki, 70 vjeçari nga Vau Dejës, prej 30 vitesh i kushtohet vreshtit

Tonin dhe Marie Rranza ndonëse i kanë mbushur 70 vite, çdo ditë i gjen në vreshtin e tyre. Teksa këto ditë shtatori po mbyllin procesin e vjeljes, Tonini tregon se puna me vreshtat vijon prej 3 dekadash.

Tregun e shitjes e ka të garantuar, si për verën e po ashtu edhe për rakinë. Krahas vreshtarisë 70 vjeçari merret me kultivimin e grurit dhe misrit, siç thotë ai tokat nuk mund to lë djerr derisa të kem shëndet.

Gazetare: Merisa Gjoni  

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›