E Diel, 1 Nëntor 2026

Verë fekalesh, pija që shëron sëmundjet në Korenë e Jugut

KORE-Një verë tradicionale koreane është një nga përzierjet më ekstreme të dëgjuara deri më tani. Receta për “Ttongsul”, një verë koreane orizi, e cila në përzierje përfshin edhe tapën, ka evoluar nëpër shekuj, por një video e publikuar tregon se si përgatitej ajo.

Pija alkoolike mjekësore është pak më ndryshe nga ideja që kanë njerëzit për verën, pasi elementi i saj special janë fekalet e fermentuara të një fëmije. Pija e çuditshme ishte shumë popullore në Korenë e Jugut deri në vitet ’60. Ajo thuhet se bënte të zhdukeshin shenjat e prerjeve apo të të djegurave, ngjiste kockat e thyera, madje kuronte epilepsinë.

Një gazetare nga “VICE” në Korenë e Jugut ka gjetur një mjek popullor, i cili deklaroi se është një nga njerëzit e fundit që di ta përgatisë pijen, të emërtuar “vera e fekaleve”. Mjeku Lee Chang Soo tha se 9 për qind e pijes është alkool, dhe përfshin fekalet e një fëmije jo më të madh se gjashtë vjeç, të cilat sipas tij nuk kanë erë. Kjo verë mund të shërojë njerëzit në gjysmën e kohës që i duhet një spitali, sipas mjekut popullor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›