Vërejtjet e Kryeparlamentarit

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare me të cilët ka trajtuar çështjen e procedimit të projektligjeve nga komisionet parlamentare.
I pakënaqur me vonesat e amendamentimit të projektligjeve deri në shqyrtim të dytë dhe miratim përfundimtar, Kryeparlamentari Krasniqi, ka theksuar faktin që nga 29 projektligje në procedurën e shqyrtimit nëpër komisione, për 19 sish është tejkaluar afati i paraparë me Rregulloren e Punës së Kuvendit për paraqitjen e raporteve me rekomandime.
“Prandaj kreu i Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar angazhim më të madh të komisioneve funksionale për përshpejtimin e shqyrtimit të amendamenteve për projektligjet në procedure parlamentare”, thuhet në kumtesë.
Nga komisionet e përhershme, Krasniqi ka kërkuar të përshpejtojnë shqyrtimin e raporteve të komisioneve funksionale, në funksion të efikasitetit të legjislativit të vendit. Ai ka shfaqur brengosjen e tij për vonimin për katër muaj të plotë të Projektligjit për shërbyesit civilë dhe atë për pagat.
Duke u pajtuar me vërejtjet e Kryeparlamentarit Krasniqi, Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, ka theksuar faktin që megjithëse komisioni të cilin e udhëheq, është ndër më të ngarkuarit në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjë vonim amendamentimi, por ka përmendur raste kur komisionet kryesore, me gjithë amendamentet e marra me kohë, i kanë vonuar projektligjet edhe me shtatë muaj rresht, si në rastin e Projektligjit për dekoratat.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, është angazhuar që të shkurtohet afati për amendamentimin e projektligjeve. Ai është shprehur edhe për mosdhënien e afateve shtesë për amendamentin, të cilat edhe ashtu janë stërzgjatur.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim janë pajtuar se duhet përshpejtuar me miratimin e projektligjeve procedure dhe të atyre që presin.
“Janë pajtuar gjithashtu se vizitat jashtë vendit të anëtarë të komisioneve, duhet të harmonizohen me agjendën e punës së Kuvendit. Në këtë vështrim është pohuar se edhe kryetarët e grupeve parlamentare duhet të shohin me sy kritik çështjen e vizitave jashtë vendit të deputetëve të tyre, të cilat më shumë duken si ekskursione se sa vizita pune, është thënë në takim”, thuhet në kumtesë.