Kushti i fshehtë

Hannes Swoboda, Nënkryetar i Grupit të Socialistëve në Parlamentin Europian, tha se Serbia patjetër duhet të pranojë se shumica e shteteve të Bashkimit Europian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Njohja e Kosovës është bllokuar, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën, por asnjë shtet që këtë e ka bërë nuk do të tërheqë njohjen. Kosova ndodhet në një pozitë të palakmueshme, prandaj na duhen negociata të reja që të gjendet ndonjë zgjidhje”, tha Swoboda në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.
“Në konstatimin se gjithmonë ekziston një nga kushtet e fshehta për t’iu bashkuar BE’së dhe se Serbia duhet t’i nënshtrohet vendimit të shumicës që edhe vetë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, nëse Beogradi nuk e njeh Kosovën, është në pozicion të njëjtë apo të ngjashëm si Spanja, Greqia apo Sllovakia”, shtoi ai.
Sipas tij, është e domosdoshme që Serbia ta njoh realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Me pranimin se shumica e njeh pavarësinë e Kosovës do të thotë se nuk do ta mbani me forcë Kosovën ose me aktivitete të tjera dhe se ekziston rruga paralele për Kosovën dhe Serbinë. Për momentin duhet përqendruar në atë që të gjenden zgjidhje për problemet e përditshme të cilat sa i përket statusit janë neutrale”.
Pyetjes nëse Serbia duhet të përcaktojë kufijtë me Kosovën dhe nëse e bën këtë a do të thotë që në të vërtetë e njeh pavarësinë e Kosovës, Swoboda tha se “duhet të gjendet mënyra që ato probleme të zgjidhen”, duke marrë si shembull Gjibraltarin për të cilin tha se edhe më tutje është çështje kontestuese për Spanjën dhe Britaninë e Madhe.
“Madje edhe nëse shumica e shteteve të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës, kjo nuk e detyron Serbinë që ta bëjë këtë”, tha ai.
Svoboda porosit Beogradin se duhet gjendur zgjidhje konstruktive për problemet, ndoshta para e ndoshta pas anëtarësimit në BE.
“Duhet dërguar mesazhe që serbët të përfshihen në jetën shoqërore në Kosovë për t'u zgjidhur problemet që i rëndojnë qytetarët”, tha Swoboda.