Vergara: Pa tualet, jam njëlloj si lakuriq

Sofia Vergara
E enjte, 17 shkurt 2011, NOA- Aktorja e njohur amerikane Sofia Vergara deklaron se ajo ndjehet sikur është lakuriq, në qoftë se nuk është e lyer dhe nën dozat e duhura të make up.
“Nëse eci jashtë pa buzëkuq, ndjehem e zhveshur”, ka thënë 38-vjeçarja për revistën “Shape”.
Sofia Vergara është aktorja e serialit, “Modern Family”, dhe deklaron gjithashtu edhe pjesët e saj trupore më të preferuara.
“Jam e sigurt se meshkujt do të thonë gjokset, por mua më pëlqejnë sytë. Ata kanë një formë të syve të maces, andaj përpiqem ta theksoj këtë”, është shprehur aktorja.
a.y/NOA
Lajme të ngjashmeElisabet Taylor shtrohet në spital Lidhje: aktorja, buzëkuq, e zhveshur, forma e syve, lakuriq, make up, Sofia Vergara