E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilde në Tomb Rider

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 14:52

Olivia Wilde është njëra prej aktorëve që pritet të luaj karakterin e Angelina Jolie, Lara Croft.

Aktorja seksi e filmit “Tron” thuhet se do të luaj karakterin e Lara Croft, karakter ky i bazuar në një video-lojë që u bë film me emrin “Tomb Raider”.

“Ideja është që filmi të punohet nga një regjisor i njohur dhe të shkruhet një skenar interesant që e fuqizon karakterin e grave por edhe burrave në të njëjtën kohë”, ka thënë një burim.

“Olivia është vetëm njëri prej atyre emrave të mëdhenj që mendohet se do ta luaj rolin kryesor. Ajo do të ishte ideale për të”.

Wilde ishte ndërlidhur me këtë rol edhe në dhjetor, kur aktorja – bashkë me Megan Fox dhe seksi aktoren Vanessa Hudgens – përmendeshin si emra të ri për ta luajtur Laran.

“Ideja është që të bëjmë një film që bazohet më shumë në lojën duke treguar një tregim me origjinal për Laran”, tha një burim. “Do të jetë një film aksion, më i guximshëm, më i errët sesa pjesët e tjera të Tomb Raider”, tha burimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›