E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Bla Bla Bla në Stripdepot

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 20:01

Bendi i njohur shkupjan rikthehet në skenën muzikore me album të ri, koproduksion kosovar dhe maqedonas. Promovimi bëhet mu për Ditën e Pavarësisë në Prishtinë.

Bla Bla Bla janë të njohur për stilin e përzier të muzikës jazz, ethno por kanë edhe sound punk dhe rock.

Tashmë kanë përgaditur albumin më të ri, të titulluar "Lamtumirë", ku me një mënyrë i kthehen muzikës së dashur nga vitet e mëhershme.

Pas disa vjetësh pauzë, bendi kthehet skenës me një koncert intim për publikun e përzgjedhur, mu për Ditën e Pavarësisë.

Koncerti do të mbahet në kafeterinë Stripdepot, ndërsa me biletë, adhuruesit fitojnë edhe albumin falas të bendit, që është prodhuar si koproduksion i dy shtëpive të muzikës Passuord Productions dhe Surf Productions, të cilat edhe më herët kanë sjellë yje të muzikës botërore në Prishtinë.

Albumi i ri shquhet me stil të muzikës që është dëgjuar më herët në karrierën e bendit, duke gjetur inspirim në muzikën e Ballkanit por edhe trendet më të reja muzikore.

Bendi planifikon koncert të mirëfilltë për publikun kosovar diku në pranverë, ndërsa albumi i ri do të del në shitje që nga Dita e Pavarësisë.

Bendi katëranëtarësh poashtu kanë përgatitur videoklipin i cili do të tregohet në media shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›