E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veri, serbët injorojnë ultimatumin e KFOR-it

Ashtu siç ishte lajmëruar pak ditë më parë sot ishte dita e fundit kur KFOR do të toleronte barrikadat në veri të Kosovës. Banorët serb të veriut kishin një ultimatum nga ana e KFOR-it sipas të cilit sot duhet të ishte dita e fundit e afatit të dhënë nga KFOR për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës.

Ndërkaq disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës, protestuan një ditë më parë në afërsi të komunës së Zubin Potokut, në kundërshtim të thirrjeve për mënjanimin e barrikadave në atë zonë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s u kanë bërë thirrje serbëve lokalë që deri nesër të zhbllokojnë rrugët në atë zonë, të cilat po mbahen të bllokuara në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›