E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Kosovës, 6 grupe pune për zbatimin e strategjisë

Qeveria e Kosovës miratoi sot një vendim që parashikon ngritjen e 6 grupeve punuese për të zbatuar strategjinë për integrimin e veriut.
Iniciativa për këtë vendim ishte e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili në mbledhjen e kabinetit të tij shpalosi edhe 3 shtyllat kryesore ku bazohet strategjia në fjalë.
"Strategjia për veriun bazohet në këto shtylla, vendosjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë të territorit të Kosovës, krijimi i komunës së re dhe mbajtja e zgjedhjeve komunale në tre komunat veriore", ka saktësuar Thaçi.
Kryeministri kosovar ka shtuar më tej se prioritet do t'i kushtohet edhe zbatimit të planit social-ekonomik për zonën veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›