Veriu i Kosoves plagosen ushtare te KFOR-it

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dy ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë, në Jagnjenicë të Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i paqeruajtësve, Frenk Martin, bën të ditur Europa e Lirë.
Forcat e KFOR-it e kanë hequr te henen një barrikadë në këtë zonë dhe kanë përdorur gazin lotsjellës kundër turmës së protestuesve, e cila kundërshtonte aksionin e forcave paqeruajtëse.
Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Gjatë aksionit të KFOR-it në veri të Mitrovicës pas mesnatës së të enjtes së javës së kaluar për heqjen e barrikadës Veriu i KosovësKufiri, BE: Të vazhdojnë diskutimetBarrikadat pengojnë EULEX-in Serbët, me dokumente të Kosovës janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it.
Ndërkohë nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës.
Gjatë këtij aksioni të KFOR-it, paqeruajtësit janë gjuajtur me gurë nga serbët. Lajmi për lëndimin e ushtarëve është konfirmuar nga zyrtarët e KFOR-it.
Ndërkohë mësohet se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë. Sipas zyrtarëve të këtij misioni aksioni është marrë plotësisht me mandatin e forcave të NATO-s, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Megjithatë nuk sqarohet se përse trupat paqeruajtëse janë tërhequr nga kjo pik pas largimit të barrikadës. Ku është mundësuar vendosja e menjëhershme e bllokadës së re.
Mësohet se, trupat hungareze të KFOR-it janë tërhequr edhe nga barrikada tjetër në vendin e quajtur ‘Kërshin e Dudës’.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Prishtina u gdhi sot kuq e zi. Jo vetem sheshet jane stolisur me flamuj kombetar por edhe qytetare te shumte vershuan rrugeve te kryeqytetit kosovar me ngjyra kuq e zi. Rama vazhdon vizitën në Kosovë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre. AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme. Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste. Rama vizitë në Kosovë
Në prag të festës së flamurit, kreu i opozitës shqiptare EdiRama viziton Prishtinën. Kryetari i Partisë Socialiste u prit në selinë e qeverisë nga kryeministri kosovar Hashim Thaci, të cilit i përcolli mesazhin, se politika shqiptare është e bashkuar për Kosovën.
Lajmet kryesore
Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë
Topi në Vlorë: Nderim për Atin e Kombit, Ismail Qemalin
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Aksidentet rrugore, dy viktima