E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri BE Te vazhdojne diskutimet


Menaxhimi i integruar i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kohë dhe negociata shtesë nëse synohet një marrëveshje e mundshme. Ky është mendimi i zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Para takimit të shtatë të mbajtur në Bruksel, ishte paralajmëruar se të dyja delegacionet do të mund të nënshkruanin një marrëveshje për menaxhim të integruar të kufirit, me të cilën besohej se mund t’i kontribuohej edhe uljes së tensioneve në veri të Kosovës. Por, pas takimit doli se palët qëndrojnë mjaft larg në pozicionet e tyre lidhur me këtë çështje.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Catherine Ashton, Veriu i KosovësVeriu i Kosovës, plagosen ushtarë të KFOR-it Barrikadat pengojnë EULEX-in Serbët, me dokumente të Kosovës thotë se për këtë temë ka nevojë të vazhdojnë diskutimet.

"​“Mendoj se rreth kësaj çështjeje është diskutuar, siç e kemi thënë edhe në njoftimin për media, por për këtë temë do të bisedohet edhe më tej”, thotë Kocijançiç, bën me dije Europa e Lirë. Duke mos shpalosur shumë detaje të pikave që janë të pranueshme dhe të papranueshme për palët në bisedime, Kocijançiç vetëm potencon atë se kjo temë ka nevojë të trajtohet në të ardhmen.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kryenegociatore e palës kosovare në dialogun me Beogradin, thotë se pozicioni i Prishtinës mbetet i pandryshuar dhe se çdo marrëveshje eventuale, sipas saj, do të jetë mbi parimet evropiane dhe e nivelit ndërshtetëror.

“Ne pranojmë një model evropian sipas ligjeve evropiane, por ajo që nuk pranojmë është çfarëdo tendence e palës serbe për ta politizuar këtë çështje. Pozicioni ynë është i qartë që ky model evropian ka të bëjë me të gjitha pikat kufitare që janë me Serbinë, fjala është për gjashtë pika kufitare, dhe zakonisht këto modele zbatohen duke vendosur godina të përbashkëta me zonën neutrale”, deklaron Tahiri.

Kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se pala serbe është munduar që bisedimet t’i paraqesë si negociata për pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Kjo temë, sipas Tahirit, nuk ekziston në këtë dialog dhe potencon se për Prishtinën është e pranueshme vetëm marrëveshja që bazohet mbi parimet dhe modelet tashmë të njohura evropiane.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Prishtina u gdhi sot kuq e zi. Jo vetem sheshet jane stolisur me flamuj kombetar por edhe qytetare te shumte vershuan rrugeve te kryeqytetit kosovar me ngjyra kuq e zi. Rama vazhdon vizitën në Kosovë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre. AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme. Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste. Rama vizitë në Kosovë
Në prag të festës së flamurit, kreu i opozitës shqiptare EdiRama viziton Prishtinën. Kryetari i Partisë Socialiste u prit në selinë e qeverisë nga kryeministri kosovar Hashim Thaci, të cilit i përcolli mesazhin, se politika shqiptare është e bashkuar për Kosovën.

Lajmet kryesore

Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë
Topi në Vlorë: Nderim për Atin e Kombit, Ismail Qemalin
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Aksidentet rrugore, dy viktima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›