Veriu në skamje, ja ku jetojnë fëmijët më të varfër në vend
Diferenca mes Tiranës dhe rretheve në aspektin e varfërisë ka qenë evidente ku qëndra është më e pasur dhe periferia më e varfër. Por, nëse ndërrojmë një hartë të nivelit të varfërisë në të gjithë qarqet e vendit, rezulton se fëmijët në veri të vendit jetojnë në familje shumë herë më të varfëra se sa fëmijët e Tiranës apo të pjesës qëndrore të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të observatorit në qarkun e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës jetojnë më së shumti "lulat e vocër" të Shqipërisë moderne. E përkthyer në shifra 1 në 5 fëmijë jeton vetëm me ndihmë ekonomike nga shteti.
Sipas analizës së UNICEF dhe aleancave për të drejtat e fëmijëve, shihet se qarku i Kukësit ka një përqindje më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe kanë fëmijë të moshës 0 deri në 15 vjeç duke kapur vlerën 29.35%. Ndërsa në qarkun e Dibrës familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike janë 12.87%, ndërsa numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në Durrës është me e vogël e vlerësuar me 1%.
Familjet që kanë fëmijët në shkollë, pra nga 6 deri në 15 vjeç, që për shkak të varfërisë marrin ndihmë ekonomike është në nivele shqetësuese në qarkun e Kukësit me 51.98% ose 11.000. ndërsa në Durrës kjo % është 50 herë më e vogël, pra 1220.
Ndërsa shtimi brenda qarkut ose rrethit e fëmijëve të varfër është kryesisht në zonat rurale, ku niveli i skamjes është edhe më i lartë.
Dhe këto shifra dalin si rezultat i përllogaritjes së të dhënave zyrtare në nivel lokal dhe qëndror . Jashtë kësaj përllogaritje mbesin edhe shumë familje të varfëra që nuk trjatohen me ndihmë por janë të paregjistruara në këtë kontekst.