E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha:Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë për investimet

Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë në drejtim të investimve publike. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë projektbuxheti për vitin 2012 është gati dhe brenda kësaj jave do të konsultohet me qytetarët.
 

Ky projek/buxhet është konsultuar më heret me njësitë bashkiake në kryeqytet dhe në qender të tij është punësimi, ndëryjet në infrastukurë dhe rritja e cilësisë së jetës.
 

Gjithashtu, në projekt-buxhet janë parashikuar fonde të veçanta, për shërbimet sociale, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
 

Ndërsa investimet më të mëdha në infrastrukturë do të bëhen në rehabilitimi i shesheve në zona të ndryshme të Tiranës, krijimi i hapësirave te gjelbra, rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në lagjet e qytetit, shkollat dhe kopshtet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›