Veriu të mbrohet nga shteti, jo nga banorët

Forcat te policise ne Mitrovice / Foto Koha Ditore
Apeli për mbrojtje të pragut të shtëpisë, të cilin kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ua ka bërë një ditë më herët banorëve shqiptarë që jetojnë një pjesën veriore të qytetit të ndarë, është cilësuar skandaloz nga drejtuesit e Kuvendit të Kosovës.
Si deputetët e koalicionit qeverisës, ashtu edhe ata të opozitës, kanë deklaruar se qytetarët nuk janë të obliguar të vetorganizohen në mbrojtje nga sulmet terroriste, por janë institucionet ato që duhet të ofrojnë siguri për ta, pasi këtë e kanë edhe obligim kushtetues.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndonëse nuk ka parapëlqyer ta komentojë drejtpërdrejt deklaratën e Kastratit, ka thënë prerazi se përgjegjësinë për të garantuar siguri në çdo cep të tërësisë shtetërore e kanë mekanizmat vendës dhe të jashtëm të sigurisë.
Sigurinë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës…..Ato duhet ta mbrojnë të drejtën dhe jetën e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Për shefin e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, rekomandimi që u ka bërë Kastrati qytetarëve të vet është dëshmi se institucionet vendëse nuk janë të gatshme për ti marrë përgjegjësitë për zgjidhjen e problemit në veri.
Deklarata e kryetarit të komunës është skandaloze për faktin se u thuhet qytetarëve se duhet tia gjeni zgjidhje vetes se ne smund tu ndihmojmë. Pra, kjo është një tërheqje e pushtetit dhe institucioneve nga përgjegjësia që kanë, ka deklaruar Ymeri. / Koha.net