E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lauka-Daçiçit: Mos tentoni të luani me kufijtë

Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Islam Lauka

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, ka paralajmëruar ministrin e brendshëm ser btë mos tentojë të luaj me kufijtë.

Lauka i bën thirrje ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç, që kufijtë janë të paprekshëm, të palëvizshëm, të patundshëm dhe të mos tentojë të luajë me ta, pasi Shqipëria e ka njohur dhe e njeh kufirin e vendosur në Koshare, ashtu siç njeh ata në Jarinjë dhe në  Bërnjak.

Lauka e bëri këtë deklarate me rastin e shënimit të trembëdhjetëvjetorit të rënies së heroit Agim Ramadani dhe luftëtarëve të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›