E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vermaelen do të operohet

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, ka konfirmuar se do t`i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa pritet të mungojë të pakën për gjashtë javë.

Lojtari belg ka thënë për faqen Sporza.be se operimi ishte i vetmi opsion i mbetur për rikuperimin e tij, ndërsa e ka bërë të qartë se nuk do të luajë për Arsenalin të paktën deri në muajin mars.

Kjo do ta detyrojë menaxherin e Topçinjve, Arsene Wenger, të shpenzojë para gjatë afatit kalimtar të janarit për të blerë një mbrojtës, kurse emrat që qarkullojnë janë Per Mertesacker (Werder Bremen), Christopher Samba (Blackburn Rovers), Gary Cahill (Bolton Wanderers) dhe Matthew Upson (West Ham United).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›