Ditë barazimeshnë Angli, 8 rivalëndahen në paqe
ANGLI- Kanë përfunduar në barazim katër ndeshjet e sotme të kampionatit anglez, tre prej të cilave, derbi. Kështu, në orën 13.00, Birmingami e Aston Vila barazuan 1-1 mes atyre, ndërkohë që po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe derbi i krahinës mes Sandërlendit dhe Njukasëllit.
E megjithatë, përballja më e bukur ka qenë derbi mes Liverpulit dhe Evertonit. Në “Anfield Road” është zhvilluar një takim spektakolar dhe i mbushur me emocione. Në pjesën e parë, të kuqtë e Keni Daglish shënuan me anë të Raul Meireles, ndërsa në fillimin e të dytës Evertoni përmbysi gjithçka, pas golave të Distin dhe Bekford.
Ndërkohë, Dirk Kajt barazoi shifrat në minutën e 68-të nga pika e bardhë e penalltisë, një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund. Ndërkaq, barazim pa gola në sfidën mes Totenhemit dhe Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” mbetën sërish pa u mundur, ndonëse luajtën me 10 vetë për 20 minutat e fundit, pas kartonit të kuq të marrë nga Rafael Da Silva.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)