Vermoshi në zemër të Alpeve, turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia e Madhe e ka në shtrirjen e saj gjeografike. Këto ditë maji, turistë të shumtë i janë drejtuar Alpeve për t’i vizituar.
Të mahnitur jo vetëm me natyrën por edhe mikpritjen, turistët veçojnë traditën e pasur që vendasit kanë.
“Jam nga Izraeli. Më pëlqen shumë. E dua vërtet Shqipërinë. Është hera e tretë që vij në Shqipëri. Më pëlqen të udhëtoj këtu. Është një vend i bukur. Njerëzit ishin shumë të mirë kudo ku i takova. Dhe shpresoj të vij përsëri, ndoshta me njerëz të tjerë. Po qëndroj në Lepushe, fshati nuk është larg nga këtu. Në një bujtinë, kthehemi aty pas ecjes në mal. Shumë shpejt do të largohem për në shtëpi, fatkeqësisht”, u shpreh turisti.
“Edhe unë jam nga Izraeli. Për mua është hera e parë që vij. Njerëz shumë të mirë, të sjellshëm. Pamje të bukura. Po, na pëlqen shumë”, tha turisti.
Për kryeplakun e zonës ky vit pritet të sjellë më shumë turistë në zonë.
“Në Vermosh pritet të dyfishohet numri i turistëve. Është një vend shumë e preferuar. Zgjidhje e madhe u bë edhe ura që u ndërtua”, tha kryeplaku, Prekë Vata.
Lepusha dhe Vermoshi janë dy prej zonave turistike më të bukura në vend, me një natyrë të mrekullueshme dhe shumë shtigje ende të pa eksploruara nga vendas e të huaj. Sezoni turistik sapo ka nisur atje.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/