E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas do të udhëtojë këtë të enjte (22 maj) drejt Kosovës, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Kosovës, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në orën 15:45, Kallas do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Europës, ndërsa do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Kujtojmë se autoritetet në Kosovë vijojnë thirrjet për heqjen e masave nga ana e BE-së, duke kërkuar që kjo gjë të realizohet para vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Një ditë më parë, Kallas u takua në Serbi me presidentin Aleksandër Vuçiq, ku theksoi se është koha që të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›