E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vershimet e ujit rrezik per banoret duhet te evakuohen

02-12-2010 / Elda Tomani

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nga zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres

Kryetarja e Kuvendit njekohesisht edhe deputete e Qarkut te Shkodres Jozefina Topalli vizitoi diten e djeshme zonat e permbytura te ketij rrethi u beri thirrje banoreve te evakuohen. Banoret duhet te evakuohen sa me pare pasi mund te rrezikohen nga vershimet e ujit- u shpreh zonja Topalli. Nderkohe situata ne disa zona te Shkodres mbetet ende problematike. I kerkoj cdo banori te zones se nen-Shkodres te largohet nga zonat e permbytura. Ata kane mbeshtetjen e ushtrise te shfrytezojne kete mbeshtetje per te larguar femijet dhe veten. Shkalla e mobilizimit dhe e pergjegjesise eshte e nivelit me te larte. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e pranishme qe ne oret e para te paradites se djeshme ne qarkun e Shkodres ne zonat e permbytura. Ajo pa nga afer gjendjen ne harkun e Berdices hyrjen e qytetit Shkodres si dhe ne fshatrat e prekura nga permbytjet mali i Jushit Bishti i Jukes fshati Trush etj ku po evakuohen shume familje dhe bageti. Kryetarja e Kuvendit u takua me kryetaret e komunave Dajc Berdice Ana e Malit dhe bisedoi per gjendjen e krijuar masat per perballimin e saj dhe per evakuimin sa me pare te banoreve te ketyre komunave. Ne menyre te vecante Kryetarja e Kuvendit u beri apel te gjithe banoreve te zonave te permbytura te evakuohen menjehere dhe i siguroi se strukturat e shtetit jane te mobilizuara dhe ne gatishmeri te plote per tejkalimin dhe normalizimin e situates se krijuar ne te gjitha keto zona- deklaroi kryeparlamentarja Topalli. Sipas informacioneve paraprake fshati Obot komuna Dajc komuna e Bushatit dhe Velipojes mbeten ende te izoluara nga uji. Sic jeni ne dijeni si media situata ne Shkoder eshte edhe me e renduar. Prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Jemi ne kushtet e fryrjes se liqenit te Shkodres si asnjehere tjeter edhe ne krahasim me nje vit me pare. Jemi ne kushtet e cmendurive te lumenjve qe rrethojne qytetin e Shkodres. As nje qytet tjeter asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres. Ketu kam parasysh duke filluar nga lumi i Moraces lumi i Semit i Perroit te Thate i Gjadrit i Valbones lumi i Bunes Drinit dhe fryrja shume e madhe e liqenit te Shkodres ndash tha kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu se qytetaret e Shkodres i njohin situata te tilla dhe jane te pergatitur sepse historia e ketij qyteti eshte nje histori e nje baseni ku shkarkohen te gjitha ujerat e Ballkanit. Duhet te pergatitemi per me tej eshte shpallur gjendja e fatkeqesise natyrore gje qe do te thote se shkalla e mobilizimit dhe e pergjegjesise eshte e nivelit me te larte. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit Topalli tha se Shkodra ndodhet ne mbeshtetjen totale te te gjithe shtetit ushtrise policise. Ajo falenderoi pushtetin lokal per punen qe ata bejne nate e dite. Gjithashtu Topalli paralajmeroi se shkarkimet do te vazhdojne dhe shtoi se zona e NenShkodres duhet te mbrohet nga me e keqja. Deri tani jane te evakuuara mbi 240 familje nga Velipoja Bushati Dajci nga Oboti nga Ana e Malit. Nderkohe jane strehuar 200 femije rome te vegjel ne nje kamping qe eshte ndertuar per ta ne Rrenze. Varkat jane ne dispozicion ne Obot. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kerkoi edhe njehere cdo banori te zones se NenShkodres te largohen nga zonat e permbytura. Jane 1900 shtepi te rrethuara nga uji. Topalli i kerkoi banoreve qe te largohen nje minute e me parenga keto zona. Ata kane mbeshtetjen e ushtrise dhe duhet te shfrytezojne kete mbeshtetje per te larguar femijet dhe veten- tha Topalli. Me sa duket kjo kohe do te vazhdoje dhe ne duhet te jemi te pergatitur pasi kjo situate e renduar do te vazhdoje edhe per nje kohe te caktuar. Kjo situate ka ndodhur gjithmone ne Shkoder kjo eshte historia jone. Shteti eshte ne kembe per te mbeshtetur me te gjitha nevojat familjet dhe komunat ne veshtiresi. Topalli tha se ka komunikuar me te gjithe kryetaret e komunave qe nga ai i Bushatit Vermoshit te Rrezes se Malit dhe me ata te Obotit dhe te gjitha zonave qe jane ne veshtiresi. Ajo shtoi gjithashtu se te gjithe punonjesit dhe drejtoret jane te gjithe non stop ne pune. Gjithashtu kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kerkoi dhe bashkepunimin e mediave perfaqesuesve te tyre per te mos krijuar panik dhe per ta pare me ndjenje te forte pergjegjesie situaten. Kemi nje situate ku lumenjte jane cmendur jane terbuar. Nuk kishte ndodhur ndonjehere me perpara ajo qe po ndodh kemi dy muaj pa pushim qe po bie shi dhe pa pushuar rrjedhja dhe derdhja e lumenjve me te eger- tha Topalli. Kryetarja e kuvendit inkurajoi te gjithe banoret e kesaj zone se kete gjendje te renduar per shkak te motit te keq do ta perballojne te gjithe se bashku. Kryetari i Bashkise se Shkodres eshte duke bashkepunuar me te gjithe kryetaret e rajoneve per te ndihmuar zonat ne veshtiresi tha Kryetarja e Kuvendit njekohesisht edhe deputete e Qarkut te Shkodres Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›