E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas papergjegjshmerise se Edvinit Diten e Flamurit detyrimi i ceremonialit kalon tek Protokolli i Shtetit

02-12-2010 / Gazeta 55

Shperfillja e festes kombetare te Pavaresise nga Edi Rama ka detyruar kryeministrin te stigmatizoje konsumimin e prerogativave nga ana e kryebashkiakut dhe te njoftoje se ne autoritetin e Protokollit te Shtetit tashme kishte kaluar detyrimi i ceremonialit dhe i dekorit ne rastin e festave kombetare

Jashtezakonisht te rende dhe fyese e ka konsideruar kryeministri Berisha aktin e shemtuar te kryebashkiakut Edi Rama i cili perbalti festen e 28-29 nentorit dhe fyeu te gjithe qytetaret shqiptare duke mos vendosur asnje dekor neper rruget e kryeqytetit dhe duke u mohuar shqiptareve te drejten e festimit te kesaj feste kombetare. Duke iu referuar kesaj ngjarje te shemtuar te kryebashkiakut Rama kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave i kerkoi Ministrit te Puneve te Jashtme qe te pergatise me perparesi ndryshimin ne ligjin per Protokollin e Shtetit per te kaluar ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare. Kjo kerkese e kryeministrit vjen si rezultat i fyerjes qe Edi Rama kryebashkiak i Tiranes dhe njeheresh kreu i opozites i beri qytetareve te Shqiperise dhe vecanerisht te Tiranes diten e festes kombetare te 28 nentorit pavaresise se Shqiperise. Ne mbledhjen e keshillit te ministrave Kryeministri Berisha tha se me 28 nentor kryetari i bashkise se Tiranes ka fyer cdo shqiptar duke bllokuar dekorin festiv te qytetit. Zoti zevendesminister i Jashtem ne kete rast minister ne detyre kerkohet qe me perparesi te madhe ligji i Protokollit te Shtetit te kaloje ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare. Berisha e ka konsideruar veprimin e turpshem te Edi Rames te palogjikshme. Ate qe Edvin Kristaq Rama beri dy vite rresht me diten e pavaresise mund ta bente vetem nje apatrid per te cilin vendi dhe kombi nuk ekziston ndash tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverise sqaroi edhe arsyet e ketyre akuzave drejtuar kryetarit te bashkise Edi Rames. E them kete sepse me 28 nentor ai ka fyer cdo shqiptar. Ne shqiptaret kemi nje specifike. Ne themi dita e flamurit. Kombe te tjera nuk e kane kete e quajne dita e pavaresise apo me emer tjeter. Ndersa ne i kemi bere sinonim te njera-tjetres. Ne fakt ajo eshte dita e pavaresise por ne te gjithe ecurine ka mbetur si dita e pavaresise-dita e flamurit. Asnje komb nuk e ka me te fuqishem se shqiptaret simbolin e flamurit. Edhe himni kombetar po ta shqyrtojme eshte nje kenge per flamurin. Kurse ky zoteri dy vite rresht ofendon duke bllokuar dekorin e qytetit- u shpreh kryeministri Berisha. Gjithashtu kreu i qeverise Sali Berisha e konsideroi sjelljen e Edi Rames si nje sjellje e cila eshte karakteristike e rrugaceve. Kreu i qeverise paralajmeroi shkarkimin e kryebashkiakut Rama duke shtuar gjithashtu se Rama ka demonstruar sjellje rrugacerore ndaj qytetareve te Tiranes dhe shqiptareve ne teresi. Dua ti them sot nga kjo mbledhje se une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre ndash tha kryeministri Berisha. Berisha e paralajmeroi Ramen se tashme e tutje Protokolli i Dites Kombetare do te jete tjeter ne menyre qe kurre ndonjehere apatride si ty te mund te mos fyejne flamurin qytetaret kryeqytetin dhe kombin me nje qendrim te tille ekzistencialist te papajtueshem te papranueshem. Ne te gjitha qytetet ku jane trojet shqiptare e ku jetojne shqiptare u valevit flamuri pervecse ne rruget e Tiranes sepse Edvin Kristaq Rama merr urdhra nga ati i tij shpirteror. E beri per here te dyte por nuk do te mund ta beje kurre me ndash keshtu u shpreh kreu i qeverise Berisha. gjithashtu kryeministri u kerkoju ndjese shqiptareve per mos shkarkimin e kryebashkiakut Edi Rames dhe sidomos pas aktit te shemtuar e te pafalshem qe e beri per dy vjet rresht duke neperkembur festen e 28-29 nentorit. Dua tu kerkoj ndjese shqiptare qe nuk e shkarkoj se mund ta shkarkoja dhe e meriton njeqind here per aktin e rrugacerise publike ndaj kombit flamurit dhe vendit por rregullat e pluralizmit me imponojne te pershtat kete qendrim. Kam besim se qytetaret e Tiranes e te mbare Shqiperise do ti japin pergjigjen ketij apatridi ketij njeriu qe nuk ka respektin me minimal per flamurin e vendit te tij i cili eshte njekohesisht edhe flamuri i kombit te tij flamur i njomur me gjak me se fundi se gjithe te tjeret ne Europe - tha kreu i qeverise Berisha. Kryeministri Berisha i ka kerkuar ministrit te jashtem qe te sille ndryshimin ne ligjin e Protokollit. Pasi ne kete menyre kurrkush me nuk do te mundet te neperkembe as flamurin e ketij vendi as diten e pavaresise e te flamurit te ketij vendi. Kryeministri Berisha e ka cilesuar kete ndryshim ne ligjin e Protokollit si zgjidhjen perfundimtare qe duhet ti beje qeveria. Kurse atij zoterise dua ti them se nuk shkarkohesh sot me gjithe deshiren e madhe qe do te kisha qe kjo mbledhje te vendoste shkarkimin tend sepse je edhe kryetar i PS-se partise kryesore opozitare por nuk do te kesh me kurre rast qe ti te fyesh shqiptaret. Kete nuk do te mund ta besh pasi dita e flamurit dhe pavaresise nuk eshte per tu sjelle si apatrid ne kryeqytetin e vendit ndash u shpreh kryeministri Berisha. Kjo eshte jashtezakonisht e rende e turpshme tha me tej Berisha. Edhe homazhet behen me nje kuptim te caktuar. Ti mund te zgjedhesh diten dhe ke bere zgjedhjen tende por ti do respektosh dhe jo te shfrytezosh pushtetin njelloj si i biri i Enver Hoxhes per te fyer shumicen e shqiptareve. Akti eshte jashtezakonisht i rende- vuri ne dukje kryeministri. Ne kete kuader shefi i ekzekutivit theksoi se edhe Keshilli bashkiak ka marre nismen per te kerkuar ndjekje penale ndaj tij ndersa shprehu besim se drejtesia do te thote fjalen e vet. Kjo eshte menyra me e mire. Fyerja qe u ke bere shqiptareve eshte me e renda qe mund tu kete bere kush ndonjehere. Dhe je recidivist pasi e ben per here te dyte- deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›