E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te dhenat e KESH-it ne kaskaden e Drinit

02-12-2010 / Gazeta 55

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare raporton situaten hidroenergjetike ne tre hidrocentralet e kaskades mbi lumin Drin ate te Fierzes Komanit dhe Vaut te Dejes

Fierze- 289 m nga 296 m qe eshte kuota maksimale e lejuar. Prurjet jane 1200 m3/s
Koman- 172.5 m shkarkimet vazhdojne me nje intensitet prej 2217 m3/s
Vau i Dejes- 74.5 m nga 76 m qe eshte kuota maksimale e lejuar. Prurjet jane 405 m3/s ndersa shkarkimet 2400 m3/s.

Situata
Nga Shkodra raportohet per permbytje te lagjes hyrese te qytetit te Shkodres Xhabije. Uji ka vershuar ne te gjithe akset hyrese te Shkodres. Aktualisht niveli eshte rreth 30 cm dhe nese niveli rritet pasi reshjet vazhdojne te bien atehere rruga rrezikon qe te behet e pakalueshme per makinat e vogla- thuhet nje njoftimin zyrtar te Shtabit te Emergjencave. Qarkullimi i automjeteve ne rrugen hyrese te qytetit eshte veshtiresuar. Nga permbytjet jane perfshire dhe lagjet Bahcallek Shtepia e Mushkonjes Ajasem dhe Livadhe. Madje gjate oreve te nates nga lagjja Livadhe jane evakuuar 5 familje. Uji ka vershuar dhe ne Harkun e Berdices pjese e aksit nacional Shkoder- Tirane. Situata me kritike eshte ne komunat Ana e Malit Obot dhe Dajc e Velipoje. 3 komunat jane te izoluar nga uji. Levizja me automjete te vogla eshte e pamundur dhe behet vetem me automjete ushtarake. Burime zyrtare nga Shtabi i Emergjencave Civile ne Prefekturen e Shkodres mbreme bene te ditur se si pasoje e reshjeve te shumta dhe vershimit te ujit jane zhytur nen uje plot 7780 hektare toke.

Gjendja e emergjences Shqiperia dhe Mali i Zi grup teknik te perbashket

Shqiperia dhe Mali i Zi do te bashkepunojne ne funksion te perballimit te situatave emergjente. Nje fakt i tille u theksua gjate takimit qe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu zhvilloi me homologun e tij malazez me te cilin eshte rene dakord per ngritjen e nje grupi teknik te perbashket. Ceshtja e bisedimeve behet me dije se ka qene edhe lumi Buna dalja e te cilit ka shkaktuar permbytje edhe ne fshatra te Malit te Zi. Thellimi dhe sistemimi i ketij lumi nga te dy palet do te mundesonte ne permiresim e gjendjes.

Sinoptikanet Reshjet e shiut do vazhdojne deri ne fundjave

Reshjet dhe shtrengatat nuk do ti ndahen vendit tone per gjate gjithe javes. Parashikimi i motit ben te ditur se pervec reshjeve te shiut me intensitet ne ditet ne vijim do te kete dhe ulje temperaturash ku maksimalja mesatare do te jete 11 grade Celsius kurse minimalja do te shenohet te dielen -1 grade Celsius ne Korce. Reshjet e shiut do te pushojne ne fundjave ne zonen juglindore te vendit qe do te pushtohet me pas nga ulja e ndjeshme e temperaturave. Ne fundjave zona qendrore do te kete minimale te temperaturave 7-9 grade Celsius kurse ne veri po keto dite do te shenohet mesatarja minimale rreth 2 grade Celsius. Ne Tirane temperaturat do te shenojne 19 grade Celsius maksimalja dhe 14 grade Celsius minimalja.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›