E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Verstapen nuk di të ndalet

Maks Verstapen nuk di të ndalet. Piloti holandez i Red Bullit arrin Pole Position në përfundim të kualifikueseve të Çmimit të Madh të Kandasë. Ai ka dhënë kohën më të shpejtë në sesionin e tretë të provave zyrtare duke arritur kështu që të vendoset në pozicionin e parë për herë të  25-të në karrierë. Për herë të pestë në këtë botëror të Formula 1, Verstapen do të niset nga vendi i parë.

Përkrah tij në vijën e parë të nisjes do të jetë surpriza Hulkenberg me makinën Has. Alonso dhe Hamilton nisen nga vendi i tretë dhe i katërt. Ndërsa Russell, Ocon, Norris, Sainz, Piastri e Albon kompletojnë 10-shen e pilotëve më të mirë. Tjetër zhgënjim për pilotin tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc.

Ai eliminohet në sesionin e dytë të provave zyrtare dhe do të niset nga vendi i 11-të. Për t’u theksuar është fakti se kualifikueset e së shtunës në në cirkuitin Gilles Villeneuve të Montrealit, u kushtëzuan mjaft nga shiu që i detyroi pilotët të ndërronin gomat e njëvendësheve të tyre disa herë.

PROVAT ZYRTARE

Radha e parë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Nico Hulkenberg (Haas)

Radha e dytë

  1. Fernando Alonso (Aston Martin)
  2. Lewis Hamilton (Mercedes)

Radha e tretë

  1. George Russell (Mercedes)
  2. Esteban Ocon (Alpine)

Radha e katërt

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Radha e pestë

  1. Oscar Piastri (McLaren)
  2. Alexandr Albon (Williams)

Radha e gjashtë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Sergio Perez (Red Bull)

Radha e shtatë

  1. Lance Stroll (Aston Martin)
  2. Kevin Magnussen (Haas)

Radha e tetë

  1. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  2. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

Radha e nëntë

  1. Pierre Gasly (Alpine)
  2. Nick de Vries (AlphaTauri)

Radha e dhjete

  1. Logan Sargeant (Williams)
  2. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›