E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Martin fiton Sprintin në Gjermani, Bagnaia i dyti

Jorge Martin pushton Garën Sprint në Çmimin e Madh të Gjermanisë, e vlefshme për raundin e shtatë të Kampionatit Botëror MotoGP 2023. Piloti spanjoll i skuadrës Pramac menaxhoi garën e së shtunës, duke zënë shpejt pozicionin e parë dhe duke u shkëputur përballë Ducatit  të Pecco Bagnaia, që do të thotë se do të niset para të gjithëve edhe në garën e së dielës.

KTM i Jack Miller është ngjitur gjithashtu në podium, ndërsa Luca Marini është larg, i katërti përpara Johann Zarco dhe Brad Binder. Rezultat i keq për Marc Marquez, i cili nuk hyn as në dhjetëshen e parë të cirkuitit “të tij” dhe përfundoi i njëmbëdhjeti. Një rezultat i rëndësishëm, ai i Martinit, i cili kështu kalon në vendin e dytë në renditjen e pilotëve pas Bagnaia, i pari me 21 pikë epërsi.

GARA SPRINT

Jorge Martin

Francesco Bagnaia

Jack Miller

Luca Marini

Johan Zarco

Brad Binder

Marco Bezzecchi

Alex Marquez

Aleix Espargaro

Enea Bastianini

Marc Marquez

Fabio Di Giannantonio

Fabio Quartararo

Augusto Fernandez

Franco Morbidelli

Miguel Oliveira

Takaaki Nakagami

Raul Fernandez

OUT

Maverick Vinales

Jonas Folger

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›