Verstappen, fitore me autoritet në Austri

Max Verstappen fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti i Red Bull dominoi në 23 xhirot e garës, duke kontrolluar dy Ferrarit, të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz që vetëm sa dueluan me njëri-tjetrin, duke mos ngacmuar supermacinë e holandezit. Verstappen mori epërsinë që në fillim të garës.
Vendi i katërt shkoi për George Russell me Mercedes dhe i pesti për Sergio Perez, autor i një rikthimi të madh i cili u nis nga vendi i shtatë. Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 8. Britanikut iu desh shumë punë për të parakaluar Mik Shumaker, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur më lart.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Verstappen shkon në kuotën e 189 pikëve, duke e çuar në 38 pikë larg avantazhin ndaj shokut të skuadrës dhe 44 distanca larg ndaj Leclerc i cili është rivali kryesor për titullin kampion.
Klasifikimi i pilotëve:
- Max Verstappen 189
- Sergio Perez 151
- Charles Leclerc 145
- Carlos Sainz 133
- George Russell 116
- Lewis Hamilton 94
- Lando Norris 58
- Valtteri Bottas 46
- Esteban Ocon 42
- Fernando Alonso 28
- Kevin Magnussen 18
- Pierre Gasly 16
- Daniel Ricciardo 15
- Sebastian Vettel 15
- Yuki Tsunoda 11
- Alexander Albon 3
- Guanyu Zhou 5
- Mick Schumacher 4
- Lance Stroll 3
- Nicholas Latifi 0
Klasifikimi i konstruktorëve:
- Red Bull 340
- Ferrari 278
- Mercedes 210
- McLaren 73
- Alpine 70
- Alfa Romeo 51
- AlphaTauri 27
- Haas 22
- Aston Martin 18
- Williams 3